Dje lexova nje tregim nja 50 faqe mbi nje djale qe u dashurua marrezisht pas nje pikture te famshme aq shume sa si te them ajo iu kuthye dhe ne nje fiksim dhe flinte dhe e vinte perballe ne dhomen e tij ku mund ta kishte me te lehte te bisedonte dhe t’i tregonte te fshehtat e zemres se tij.
Pra piktura ishte monologu i tij me vetveten.Dhe ne fund per te shpetuar disi nga bota e tij me pikturen dhe monologun me te ai arriti zemerthyer ta digjte perballe detit .
Tregimi me pelqeu shume veçanerisht gjuha e thjeshte e shkrimtarit qe te fuste ne boten e djaloshit dhe ne fantazite e tij.
Para disa vitesh pashe ne nje ekspozite nje pikture te nje piktori shqiptar dhe fatkeqesisht i kam harruar emrin artistit,por me e keqja dhe si titullohej piktura,por mund te them se ajo per shume kohe m’u be fiksim dhe shpesh e risillja ne mendje,kujtoja kuadratet e saj,ngjyrat dhe menyren se si piktori ishte perpjekur te shprehte pafundesine dhe s’mund te them ne u dashurova mbas asaj pikture,por ama e kam çuar shpesh mendjen tek ajo dhe kam medituar mbi boten e artistit qe ka perfunduar ne ato viza e ne ato ngjyra.
Kur perfundova dje tregimin pikerisht m’u rikthye ne mendje piktura qe une vete e kam quajtur “pafundesi”,ne mungese te kujtimit te emrit te vertete te saj dhe tani po ju drejtohem juve ne ju ka ndodhur te dashuroheni pas ndonje pikture apo a ka ndonje imazh a pikture qe ju ka mbetur per shume kohe ne tru dhe ju ka bere te mendoni per te dhe ate qe paraqet?